Home » Shëndetësi » Depresivët jo vetëm mendojnë, por edhe shohin gjithçka gri

Depresivët jo vetëm mendojnë, por edhe shohin gjithçka gri

Kur një person është nën depresion, i sheh të gjitha gri. Fjalë për fjalë. Në kuptimin që sytë e tij përpiqen të zbulojnë kontrastin mes të ngjyrave.

Këtë e ka pohuar një ekip nga universiteti i Freiburgut, shkencëtarët e të cilit kryen një test duke matur përgjigjet elektrike në retinën e 80 pacientëve, të ndarë në mënyrë të barabartë mes atyre nën depresion dhe atyre normalë.

Rezultatet ishin aq pozitive dhe interesante duke konkluduar se është i mundur identifikimi i një mënyrë objektive për të matur nivelin e depresionit, në bazë të vëzhgimit të thjeshtë të tyre.

Kështu, sipas një studimi të bërë nga dr.Ludger Tebartz van Elst dhe botuar në revistën “Psikiatria Biologjike”, pacientët në depresion treguan më shumë dallim retinal në fund dhe marrja e ilaçeve kundër depresionit tregoi se ata nuk kishin ndonjë përmirësim të dukshëm.

“Kjo metodë e analizë, – komentoi dr. van Elst – mund të jetë një mjet i vlefshëm për të matur nivelin objektiv të depresionit në një pacient dhe kështu të sigurojë implikime me ndikim të gjerë për diagnozën dhe trajtimin e kësaj sëmundje”.

n.e/NOA

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes