Deri të premten vendosni për namazin!

0
1,039 views
Xhamia Burmali në sheshin e Shkupit
Xhamia Burmali në sheshin e Shkupit

Anëtari i Këshillit Organizativ për ndërtimin e xhamisë Burmali, Ramadan Ramadani pohon se ka dërguar letër deri te Bashkësia Fetare Islame(BFI), në të cilën kërkojë përkrahjen e saj në faljen e xhumasë në vendin ku dikur ka qenë Burmali xhamia. “Ne jemi duke pritur përgjigje nga BFI, sepse ashtu kemi vendos. Dhe pas përgjigjes do i shpalosim të gjitha qëllimet tona që i kemi”, tha Ramadani. Ai shtoi se do të presin përgjigje nga BFI-ja deri të premten e nëse nuk përgjigjen deri atëherë do të dalin me prononcime. ” I kemi dhënë afat BFI-së që deri të premten të përgjigjet kërkesës sonë, pasi që faljen e xhumasë duam që ta bëjmë të gjithë së bashku”, tha Ramadani. Ndërkaq, Këshilli koordinativ për ndërtimin e Burmali xhamisë gjatë ditës së martë dërgoi letër BFI-së, në të cilën kërkojnë mbështetjen e tyre, kurse kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi mohon se ka pranuar letër nga ky këshill. “Nuk kam informata për një kërkesë të tillë dhe askush me mua nuk ka komunikuar. Unë nuk kam fare informata dhe nuk mund të flas “, tha Rexhepi, në një konferencë për shtyp gjatë ditës së martë. Ai gjithashtu refuzoi të thotë nëse do të jep përkrahje për nismën e këshillit iniciativë duke shtuar se BFI kërkon mbështetje dhe mirëkuptim prej qeverisë, e jo prej “atyre që nuk janë asnjë send”. Ndërsa paralajmërime për faljen e xhumasë ka pasur që nga viti i kaluar, ku komuniteti mysliman deri tani disa herë ka shprehur zemërimin e tij ndaj vendimeve të njëanshme të drejtuesve të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here