Home » Lajme, Maqedonia » DR: Injorohet partneri shqiptar në qeverinë maqedonase

DR: Injorohet partneri shqiptar në qeverinë maqedonase

Demokracia e Re

Demokracia e Re

Zyrtarë të Partisë Demokracia e Re në Maqedoni theksuan të shtunën se kreu shtetëror pa pardon po injoron partnerin shqiptar në qeveri, BDI-në, ndërsa kjo e fundit pavarësisht injorimit që i bëhet arsyeton veprimet e këtilla dhe në mënyrë indirekte e pranon se me të vërtetë në këtë Qeveri nuk ka asnjë peshë politike.

Duke folur për zhvillimet e fundit, Partia Demokracia e Re theksoi se me këto hapa përfundimisht lihet të kuptohet se kreu shtetëror i Maqedonisë Marrëveshjen e Ohrit nuk e konsideron si një ndër prioritetet e vendit, sidomos për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, edhe përkundër faktit se po kjo marrëveshje për garantues të saj ka edhe nënshkrimin e Unionit Evropian dhe SHBA-ve.

“Për të qenë ironia më e madhe, me këtë nënçmim që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, si dhe BDI-së si pjesë e Qeverisë, përsëri BDI-ja tenton të arsyetojë veprimet e këtilla të kryeministrit të tyre dhe në mënyrë indirekte e pranon se me të vërtetë në këtë Qeveri nuk ka asnjë peshë politike”, theksoi ndër të tjera Arjanit Hoxha, zëdhënës i kësaj partie. /Telegrafi/

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes