Home » Lajme, Maqedonia » DR me falënderim ironik për Osmanin

DR me falënderim ironik për Osmanin

Demokracia e Re, dega në Gostivar, përmes një letre publike me ironi ka falënderuar kryetarin e Gostivarit Rufi Osmani. Në këtë letër DR ka “falënderuar” Osmanin për projektet të cilat ai i ka premtuar para zgjedhjeve, e të cilat sipas DR-së nuk i ka realizuar.

“Publikisht shpreh mirënjohje për kryetarin e komunës së Gostivarit i cili për një periudhë të arsyeshme 2 vjeçare arriti me shumë sukses të tejkaloi vështirësitë e shumta me të cilat është ballafaquar komuna e Gostivarit si pasojë e borxheve të trashëguara nga pararendësit e tij që kanë udhëhequr me komunën e Gostivarit.

Sot, pas dy viteve në krye të komunës së Gostivarit, përgëzojmë kryetarin e komunës për menaxhimin me sukses të borxheve të trashëguara. Tani pas kapërcimit të këtij problemi shumë të madh, pas rregullimit te deponisë.

”Rusino”, Stacionit filtrues të ujit, ndërprerjes së transportit për nxënësit, çuarjes së dhunshme në falimentim të NP “Gostivar”, nepotizmit të skajshëm në arsim dhe komunë, nepotizmit në përzgjedhjen e firmave për rregullim të infrastrukturës, bllokimin e Bulevardit, … ishte e natyrshme që ai të pajiset me një automjet zyrtar të markës “Audi”, siç do të thoshte ai, ashtu si të gjithë kryetarët e tjerë të Komunave. Demokracia e Re, dega në Gostivar uron kryetarin e Komunës për të gjitha këto punë të realizuara si dhe blerjen e veturës zyrtare me dëshirën për vozitje sa më komode”, thuhet në letrën publike të DR-së.

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes