Edhe femrat joshen nga ngjyra e kuqe

0
1,792 views

Meshkujt të cilët dëshirojnë të tërheqin shikimin e fermave, duhet të vishen me të kuqe, ose së paku të mbajnë një kravatë të kuqe, sepse kjo ngjyrë i bën më joshës ndaj gjinisë së kundërt, por edhe të suksesshëm në punë.

Femrat në SHBA, Angli, Gjermani dhe Kinë kanë thënë se tërhiqen nga meshkujt që veshin tesha me ngjyrë të kuqe, edhe pse deri më tani është menduar se kjo ngjyrë i josh vetëm meshkujt.

Sipas femrave të anketuara anekënd botës, është nxjerrë përfundimi se “ngjyra e kuqe asocon në seks dhe në status më të lartë”.

Për këtë arsye, meshkujve u sugjerohet që së paku të vendosin kravatë të kuqe, nëse dëshirojnë të duken me vetëbesim në kontaktet me femrat dhe në bisedat e punës. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here