Home » Teknologji » Facebook do të mundësojë krijimin e grupeve private

Facebook do të mundësojë krijimin e grupeve private

Rrjeti më i famshëm social në internet, Facebook.com është duke planifikuar një mënyrë më të thjeshtë që përdoruesit e saj të kenë mundësinë për të krijuar grupe personale brenda listës së miqve, bashkë me mundësinë për të shkarkuar gjithçka që kanë postuar deri më tani.

Drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg njoftoi për ndryshimet e planifikuara gjatë ditës së mërkurë në një ngjarje mediale, në të cilin ai foli për “revolucionin e ri” të cilin rrjeti social po planifikon ta lëshojë shumë shpejtë.

Zuckerberg tha se Facebook Groups janë projektuar për të zgjidhur “problemin më madh në rrjetet sociale.”

Grupet do të lejojnë përdoruesit e Facebook të bëjë grupe të ngjashme si familja, shokët e punës, shokët e shkollës apo miqtë, me të cilët ju ndani një interesim të veçantë.

Ata madje do të jenë në gjendje të ndajnë informata në mënyrë specifike me anëtarët e këtyre grupeve dhe të bëjnë biseda në grup, vetëm me këta anëtarë.

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes