Home » Maqedonia » Fillon festivali i 13-të i filmit në Shkup

Fillon festivali i 13-të i filmit në Shkup

Mbi 70 tituj të filmave nga të cilët pjesa më e madhe të shpërblyera ose pjesëmarrëse në festivalet botërore, do të shfaqen në Festivalin e 13-të të filmit në Shkup, i cili do të mbahet prej sot deri më 29 prill. Festivali do të hapet sonte në kinemanë “Milenium” me film spanjoll “Unë, Don Xhovani” i regjisorit Karlos Saura.

Në programin kryesor janë edhe tetë filma të xhiruar vitin e kaluar “Antikrishti” i lars fon trir, “Jeta gjatë luftës” i Tod Solonc, “Njeri serioz” i Itan dhe Xhoel Koen, “Kufij të kontrollit” të Xhim Xharmush, “Eprori i keq: Nju Orleans” i Verner Hercog, “Vëllezërit” të Xhim Sheridan, “Barija” në regji të Xhuzepe Tornatore dhe “Pluhuri i kohës” i Teodoros Angelopulos. Projekti i tyre është në afatin kohor të sotëm të dy ditëve festivale.

Festivali do të ketë edhe Special Screenings me nëntë filma, program i filmit autorial me gjashtë tituj, dokumentare muzikore, filma të shkurtër dhe program i veçantë “Film i shkurtër ballkanik” për të cilin do të ketë edhe çmim për më të mirin.

Për festivalin është përgatitur edhe klip me sloganin “Shikoni filma në mënyrë të vërtetë!”. Çmimi i biletave për filmat në kinemanë “Milenium” është 100 denarë, ndërsa bileta ditore për katër projekte është 250 denarë.

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes