Home » Teknologji » HTC pothuajse dyfishon profitin

HTC pothuajse dyfishon profitin

Kompania tajvaneze HTC e cila është e specializuar për prodhimin e telefonave të mençur, ka raportuar për rezultate të shkëlqyera financiare gjatë tremujorit të tretë të vitit 2010.

HTC në tremujorin e tretë ka dyfishuar fitimin duke u ngritur në 360 milionë dollarë nga 184 milionë sa ishin në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe duke tejkaluar kështu dukshëm pritjet e analistëve.

Për suksesin e vet para së gjithash mund t’i falënderohet shitjes së telefonave të mençur të bazuar në sistemin operativ Android. Kjo kompani prodhon disa top modele aktuale, përfshirë edhe HTC Desire e HTC EVO 4G.

Të hyrat e HTC-së gjithashtu janë rritur, në 2.45 miliardë dollarë, më shumë se dyfish krahasuar me 1.1 miliardë të cilat i ka realizuar një vit më parë.

www.htc.com

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes