Home » Shëndetësi » Infeksionet bakteriale të thonjve

Infeksionet bakteriale të thonjve

Paronychia acuta është infeksion akut i indeve të buta rreth thoit. Staphylococcus aureus dhe streptokokët e grupit A janë shkaktarët më të shpeshtë.

Zakonisht paraqiten pas prishjes së integritetit të epidermës si pasojë e ndonjë traume, qoftë ajo edhe mikroskopike. Karakteristikat klinike janë skuqja, ënjtja (edema) si dhe grumbullimi i qelbit në pjesën e sipërme (proximale) dhe pjesët anësore të indeve të buta rreth thoit.

Paronychia kronike paraqet ndryshime të indeve të buta përreth thoit që janë pasojë e veprimit të ngacmimeve të përditshme të mjeteve pastruese, dezinfektuese dhe lagështisë. Kështu krijohet teren i përshtatshëm për paraqitje të infeksioneve dytësore. Në këto raste

Pseudomonas aeruginosa është një prej mikroorganizmave më të shpeshtë që shkakton inflamacion. Infeksioni me pseudomonas karakterizohet me grumbullim të pigmentit piocianin që thoit të sëmurë i jep ngjyrë të kaltër në të gjelbër.

Trajtimi i infeksioneve bakteriale të thonjve dhe strukturës përreth tyre bëhet me antibiotikë të spektrit të gjerë e nganjëherë nevojitet të bëhet dhe incizioni. /Telegrafi/

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes