Inter zbret me këmbë në tokë BARCELONËN!

0
1,156 views
Hose Murinjo
Hose Murinjo

“Marsianët” katalanas zbresin në Tokë dhe pikërisht në San Siro. Interi ka mundur bindshëm kampionët në fuqi të Europës 3-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Milano.

E kanë filluar në sulm vendasit këtë ndeshje duke kërkuar golin të parët në portën e Valdes, por të parët që kalojnë në avantazh janë djemtë e Guardiolës me Pedron.

Një aksion i shpejtë në krahun e majtë nga Maksuell gjen Pedron të lirë në zonën e Interit që shënon me lehtësi përpara portës së boshatisur.

Ky gol nuk tremb kampionët e Italisë të cilët kërkojnë me ngulm golin e barazimit brenda pjesës së parë dhe e gjejnë atë në minutën e 30-të me anë të Shnajder pas një asisti të Militos.

Në barazim 1-1 është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën Interi është më kërkues në minutat e para dhe dominon lojën. Vetëm 3 minuta pas fillimit të pjesës së dytë ka qenë Maikon ai i cili shënon golin e avantazhit pas një depërtimi në qendrën e mbrojtjes së Barcelonës e cila bën gabime në repartin difensiv.

Janë shokuar katalanasit nga loja e fortë dhe e shpejtë e skuadrës së Mourinjos e cila shënon edhe golin e tretë në minutën e 61-të. Shnajder këtë herë i kthen favorin Militos duke i shërbyer me një asist nga brenda zonës.

Me këtë fitore Interi bën një hap përpara për në finalen e Madridit pasi do të shkojë në Kamp Nou i avantazhuar, megjithatë asgjë nuk duket e përfunduar dhe zyrtarisht emri i skuadrës së kualifikuar për në finale do të dalë më 28 prill në Barcelonë, kur do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit.

?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here