Home » Shëndetësi » Japonezët më jetëgjatat në botë, mosha mesatare 86 vjeç

Japonezët më jetëgjatat në botë, mosha mesatare 86 vjeç

Tokio, 27 Korrik, NOA – Të jesh femër është bukur, por të jesh japoneze është edhe më mirë, e kjo pasi jeton më gjatë se të tjerat në mbarë botën.

Kështu pohojnë të paktën statistikat e publikuara nga ministria japoneze e Shëndetësisë, sipas të cilës, gratë japoneze për të 25-in vit radhazi zënë vendin e parë në renditjen botërore për jetëgjatësinë me moshë mesatare 86 vjet.

Sipas statistikave zyrtare japoneze, gratë e këtij vendi kanë krijuar në fakt një rekord në vitin 2009 me moshë mesatare 86.4 vjet për femrat dhe 79.6 vjet për meshkujt, ku të parat kanë fituar pesë muaj më shumë dhe katër muaj burrat.

Pas tyre renditen njerëzit që vijnë nga Katari (81 vjeç mosha mesatare), Hong Kong (79.8 vjet) dhe Islanda me Zvicrën (79.7 vjet).

Shkaqet e jetëgjatësisë japoneze, sipas ministrisë së Shëndetësisë japoneze janë niveli i mirë i shërbimeve shëndetësore, dieta e shëndetshme dhe standardi i lartë mesatar i jetesës.

Por ka edhe një dobësi, pasi shoqëria japoneze është drejt plakjes në mënyrë dramatike për përqindjen e lindjeve në rënie.

Por jetëgjatësia jo gjithmonë nënkupton paqen, pasi Japonia përballet me një numër në rritje të vetëvrasjeve, krimit dhe alkoolizmit midis meshkujve të moshuar, pjesërisht për shkak të krizës ekonomike, varfërisë dhe papunësisë.

n.e/NOA

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes