Home » Kosova, Lajme » Java e rrënimit të ndërtimeve pa leje

Java e rrënimit të ndërtimeve pa leje

Autoritetet në kryeqytet kanë bërë të ditur të hënën se deri në fund ta javës do të rrënohen 20 objekte pa leje. Vetëm gjatë së martës janë paralajmëruar të rrënohen gjashtë të tilla.

“Inspektorati i Ndërtimit i Komunës së Prishtinës të martën do të fillojë rrënimin e një numri objektesh në lagjet ‘Prishtina e re’ ‘Veternik’, si dhe në lagjen ‘Qëndresa’”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi. Sipas tij, të gjitha këto objekte kanë filluar se ndërtuari në ditët e kaluara.

“Ndërtimet që do të rrënohen janë në fazën fillestare të ndërtimit dhe rrënimet do të konsistojnë në paaftësimin e ndërtimit të mëtutjeshëm”, ka thënë Gashi, teksa ka shtuar që rrënimet në lagjet e tjera të Prishtinës do të bëhen gjatë gjithë javës.

“Afërsisht llogaritet që gjatë kësaj jave të rrënohen apo paaftësohen rreth 20 objekte pa leje ndërtimi dhe këto rrënime do të prekin të gjitha lagjet dhe zonat në kryeqytet, duke përfshirë këtu edhe periferinë e thellë”, ka potencuar zëdhënësi Gashi, njofton Koha.

Aksioni i ndërmarrë nga Komuna ka për qëllim rrënimin e atyre objekteve që janë bërë pas datës 19 gusht, datë kjo kur është kryer incizimi ajror i Prishtinës.

“Nisja e legalizimit të ndërtimeve pa leje ka nënkuptuar edhe moslejimin e asnjë ndërtimi të ri pa leje përkatëse dhe rrënimet që do të bëhen kanë për qëllim demonstrimin e vendosmërisë së Komunës për t’i zbatuar vendimet dhe parimet e saj”

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes