Koncertet “live” vijnë në YouTube dhe Vevo

0
1,392 views

Kompanitë Vevo dhe YouTube kanë ndërmarrë edhe një hap përpara, për tu konsoliduar në hapësirën muzikore, pas paralajmërimit të partneritetit që këto dy shërbime për online video e kanë arritur me American Express.

Vevo, YouTube dhe American Express do të lëshojnë serinë e koncerteve të cilat drejtpërdrejt do të mund të shikohen në internet.

Seria e pesë koncerteve fillon me 5 gusht, me një performancë të Arcade Fire në Madison Square Garden në New York. Data e këtyre koncerteve është e njëjtë me datën e albumin e ri të bendit, Arcade Fire. Emri i albumit është titulluar, The Suburbs.

Perfomancat tjera të cilat do të mund t’i shohim “live” në shërbimin më të madh të videove online, përfshijnë edhe bendet dhe këngëtarët e njohur si, The Roots, John Legend etj. / Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here