Home » Kosova, Lajme » Krasniqi uron Shqipërinë dhe Bosnjën

Krasniqi uron Shqipërinë dhe Bosnjën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi uroi homologen nga Shqipëria, Jozefina Topalli dhe atë nga Bosnje e Hercegovina, Beriz Belkic, me rastin e miratimit nga Parlamenti Evropian të raportit për liberalizimin e vizave.

Në telegramin e urimit të kryeparlamentarit Krasniqi drejtuar homologes nga Shqipëria thuhet “ Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Kuvendit dhe të popullit të Republikës së Kosovës t’iu uroj Juve dhe popullit të Republikës së Shqipërisë votimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë me vendet e Bashkimit Evropian”.

Më tej, kryeparlamentari Krasniqi shprehu bindjen e thellë në suksesin e Republikës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, në telegramin e urimit drejtuar homologut nga Bosnjë e Hercegovina thuhet “Duke përshëndetur miratimin e raportit për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian, shpreh bindjen time të thellë në suksesin e Bosnje e Hercegovinës drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

“Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Kuvendit dhe të popullit të Republikës së Kosovës t’iu uroj Juve dhe popullit të Bosnje e Hercegovinës votimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Evropian”, thuhet më tej në urim.

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes