Home » ShowBiz » Larissa Riquelme grabitet në Rio de Janeiro

Larissa Riquelme grabitet në Rio de Janeiro

Larissa Riquelme, modelja dhe tifozja e Paraguait, e cila u bë e famshme gjatë Kupës së Botës është grabitur në Rio de Janeiro. Vajza, sipas mediave braziliane, ishte duke shëtitur në Ipanema me të dashurin e saj dhe një mikeshë, kur është kërcënuar nga dy grabitës të armatosur, të cilët i morën atyre të holla, telefona celularë, kamera dhe dokumentet që kishin. Siç njoftohet në gazetën “O Dia”, Larisa ka filluar të bërtasë menjëherë dhe ka kërkuar ndihmë deri kur, në vendngjarje mbërritën autoritetet. Modelja megjithatë ka refuzuar të shkonte në polici për të denoncuar autorët dhe kjo pasi rrezikonte të humbte fluturimin për t’u kthyer në Paraguai. Riquelme ishte në Rio për një impenjim profesional për të realizuar një spot publicitar për një markë mode në Brazil.

r.b/NOA

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes