Home » Shëndetësi » Larja e dhëmbëve me çaj të zi ndihmon në parandalimin karies

Larja e dhëmbëve me çaj të zi ndihmon në parandalimin karies

Ky është rezultati i një studimi në Medical College of Georgia dhe prezantuar në International Association 2010 for Dental Research Conference në Barcelonë, Spanjë.

Studiuesit kanë zbuluar se gjethet e çajit të zi përmbajnë përqindje të mëdha fluori dhe alumini e pjesërisht këto minerale depërtojnë në pije.

Lidhur me konsumin ditor të pijeve të ndryshme studiuesit thonë se çdo substancë mund të shkaktojë nivele toksike në gjak dhe të çojë në probleme shëndetësore, kështu që një moderim është gjithmonë i rëndësishëm.

Por përdorimi pa kriter i çajit të zi, thotë doktor Dr. Gary Whitfood, profesor në Medical College of Georgia, nuk ka gjasa të dëmtojë dhëmbët dhe kockat – konsumi i tepërt mund të shkaktojë thjesht siklet në trup.

Dr. Gerald Curatola, themelues i Rejuvenation Dentistry dhe profesor i asociuar në New York University College of Dentistry, thotë: “Se çdo njeri ka nevojë për gjurmë fluori për dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për sasinë  e futjes së këtij minerali, i cili mund të vijë nga pasta e dhëmbëve, gargarat e ndryshme dhe disa ushqime të trajtuar me pesticide, pasi kjo sasi mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve.

Whitford rekomandon larjen e dhëmbëve me çaj të zi, pasi fluori natyral i gjendur te kjo pije parandalon dëmtimin e dhëmbëve dhe karies .

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes