Home » Kosova, Lajme » LDK:Zgjedhjet në fillim të marsit

LDK:Zgjedhjet në fillim të marsit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu pas takimit që ka pasur me ushtruesin e detyrës së presidentit Jakup Krasniqi dhe me përfaqësuesit e partive tjera ka pohuar se 6 marsi do të ishte datë e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në njoftimin e LDK-së, Sejdiu citohet të ketë thënë “Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është prezantuar dhe do të jetë në vazhdimësi në pjesën e konsulencave që ato të jenë brenda afateve kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme dhe kjo nënkupton fillimin e pranverës, gjegjësisht fillimi i muajit mars, që është data e 6 marsit, që do të jetë e përshtatshme për përfundimin e procesit të konstituimit të institucioneve të vendit nga vota e lirë e qytetarëve”.

Ai ka thënë se ky është orientimi themelor i LDK-së.

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes