Home » Sport » Mancini: Balotelli do kthehet shpejtë

Mancini: Balotelli do kthehet shpejtë

mario balotelliRoberto Mancini ka pasur lajme të mira për tifozët e Manchester Cityt para sfidës ndaj Juventusit në Europa League, pasi që konfirmoi gatishmërinë e Micah Richards për ndeshjen ndaj Bianconerëve. ‘Mancio’ gjithashtu paralajmëroi një rikthim të shpejtë të Mario Balotellit.

“Situata është që ne kemi mundur ta rikuperojmë Micah Richardsin për të enjtën, por më duhet të shoh edhe njëherë në stërvitje. Balotelli mund të jetë i gatshëm në fund të tetorit. Sot, ai ishte në Itali dhe gjithçka është në rregull, pas katër javësh ai do jetë në fushë”, theksoi Mancini.

Mario Balotelli është jashtë fushave të lojës që nga ndeshja debutuese në Europa League ndaj Timisoaras, ku u lëndua në gju dhe realizoi gol.

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes