Home » Maqedonia » Maqedonisë i iku treni për në BE

Maqedonisë i iku treni për në BE

Sot, vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të fillojnë negociatat aderuese me shtetin e ri kandidat, Islandën. Ndërkaq, Maqedonia do të marrë kartonin e kuq të radhës. Asaj sërish i iku treni për në BE.

Kjo ditë për Maqedoninë mund të ishte historike, nëse qeverisja aktuale do të arrinte një zgjidhje kompromisi me Athinën për kontestin e emrit. Por edhe do të zbatonte reformat e parashtruara nga Komisioni Evropian. Analistët dhe njohësit e zhvillimeve në vend thonë se, Maqedonia u tregua e shurdhër ndaj diplomatëve të huaj të cilët sugjeronin zgjidhje urgjente për çështjen e emrit.

Më 27 korrik, Maqedoninë e pret një takim i rëndësishëm me BE-në – Këshillin për Stabilizim dhe Asocim, por jo edhe lajme të mira. jo do të merr goditjen e radhës nga BE-ja.

Takimi do të mbahet së bashku me përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE-së. Emri pa dyshim do të jetë në rend të ditës, ndërsa presidenca belge do ti sqarojnë Shkupin zyrtarë se nuk mund ta bind Greqinë të pranojë fillimin e negociatave me Maqedoninë pa zgjidhjen e emrit.

Komisioni Evropian do t’i sqarojë Maqedonisë se shtyrja e kontestit të emrit e rrezikon edhe progresin e reformave.

Burime për agjencinë e lajmeve INA bëjnë të ditur se nëse do të vazhdojë ngecja e reformave, Maqedonia mund ta humb edhe rekomandimin KE-së për negociata të dhënë tetorin e vitit të kaluar.

Në lidhje me pritjet nga takimi i ardhshëm i Këshillit për stabilitet dhe asocim, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Vasko Naumovski thotë se Nga BE-ja presim vlerësim objektiv dhe fer për të arriturat e vendit.

“Qëndrimi ynë si shtet është jo se Republika e Maqedonisë është e gatshme nesër të bëhet shtet-anëtar i BE-së, por se ka dhe shumë të bëhet. Pikërisht për këtë edhe ekzistojnë vet negociatat, plotësisht të harmonizohen standardet në shoqërinë e Maqedonisë me ato evropiane. Presim që Këshilli për stabilitet dhe asocim ta prezantojë në një mënyrë objektive tërë këtë që deri më tani është arritur në Republikën e Maqedonisë në raport me integrimin evropian”, ka theksuar Naumovski.

NOA-INA

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes