Home » Sport » Mbyllet kapitulli “Maradona”, largohet nga drejtimi i Argjentinës

Mbyllet kapitulli “Maradona”, largohet nga drejtimi i Argjentinës

Një lamtumirë e hidhur, një kapitull që mbyllet njëherë e mirë në fushat e futbollit për Diego Armando Maradonën.

Nga sot, trajneri i Argjentinës nuk do të jetë më në krye të këtij ekipi, pas një historie e cila filloi në Afrikën e Jugut dhe i dërgoi në shtëpi pretendentët e titullit të madh.

Vendimi është marrë nga Shoqata e Futbollit të Argjentinës dhe president i saj i  përjetshëm, Julio Grondona, i cili ka pohuar se “Diego ka treguar se një njeri i zakonshëm”.

Ndërsa të gjithë po qëndrojnë në pritje që të dinë arsyet e lamtumirës nga stoli të të madhit Maradona, disa pohojnë se ndër to, mund të jenë edhe problemet me qeverinë Argjentinës.

E me siguri që nga sot, hapet për Diegon një fazë të re, në të cilën zhvillimet tani për tani janë të palexueshme.

Një fazë kjo që do të shtojë ndoshta një tjetër dështim, pas përmbysjes në Afrikën e Jugut, apo edhe një hije që rezulton ende në curriculum vitae të tij.

I përfolur për zakonin e tij i narkomanisë dhe rehabilitimit në qendrat për varësinë nga droga, problemet me autoritetet tatimore italiane dhe të fëmijës së paligjshëm pranuar në Napoli, ai përmendet edhe si mik i Fidel Castros, armikut të Uashingtonit dhe Bushit, një aleat i mikut Hugo Chávez ku shkoi ta takojë disa ditë më parë duke i lënë në Buenos Aires të habitur që të gjithë.

Janë të gjitha këto detaje, të cilat mesa duket kanë ndihmuar për largimin e tij nga drejtimi i kombëtares argjentinase.

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes