Molla është super-pemë

0
736 views

Nju-Jork, 16 prill 2010 (MIA) – Lista e super-frutave mund të zgjerohet edhe me një anëtar, që do të mund të qëndronte krahas portokallit dhe grupit të frutave kokërore (manaferra, boronica, dredhëzat etj.).

Është fjala për mollën, të cilën shkencëtarët amerikanë e kanë shpallur si frytin më të shëndetshëm dhe me më shumë efekte. Molla po ashtu është një prej pemëve që mund të gjendet në treg më lehtë gjatë gjithë vitit.

Duke vlerësuar në bazë të efektit antioksidues ORAC (Oxygen Radical Absorbance Capacity), molla ka një indeks prej 7500 njësi (së bashku me lëvoren), duke qëndruar madje edhe para boronicës, indeksi i të cilës është 4750 (1/2 e lugës).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here