Home » Kuriozitete, Lifestyle » Muzika të ndihmon në aktivitetin sportiv!

Muzika të ndihmon në aktivitetin sportiv!

Muzika me kufje, ndërsa jeni duke u stërvitur, ju ndihmon shumë në performancat sportive.

Një studim i “Brunel University” në Londër tregon se si meloditë e përmirësojnë shumë aktivitetin fizik. Kjo ka bërë që në vitin 2007 muzika me kufje t’u ndalohej atletëve profesionistë gjatë maratonës së New York…pak a shumë u konsiderua se efekti që të jep muzika e dëgjuar përmes IPod, lexuesve Mp3 ishte i barabartë me përdorimin e dopingut.

Në kuadër të studimit 14 tenistë iu nënshtruan një testi të autovlerësimit duke shkruajtur të dhena gjatë dhe pas seancave stërvitore. Kur tenistët dëgjonin pjesët muzikore të preferuara si përpara ashtu edhe gjatë turneve, kishin performanca më të mira.

Studimi është kryer me një grup të vogël personash, por sipas eksperteve të dhënat janë impresionuese.

Megjithatë nuk mund të thuhet që një tip muzike funksionon më mirë e një tjetër jo…gjithcka është personale.

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes