Home » Kosova, Lajme » Parlamentarët e Kosovës në mbledhjet e këshillave të AP të KE

Parlamentarët e Kosovës në mbledhjet e këshillave të AP të KE

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka vendosur dje, në ditën e parë të sesionit vjeshtor, që në të ardhmen të ftohen deputetët e Kuvendit të Kosovës në takimet e këshillave të saj, kur trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Ky vendim është marrë në bazë të rezolutës së AP të Këshillit të Evropës në sesionin e mëparshëm në qershor.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE Mevlutin Çavushoglu ka thënë të hënën se “AP e KE ka marrë parasysh shqetësimin e Serbisë, si dhe rezolutën e KB për Kosovën, andaj parlamentarët e Kosovës do të ftohen vetëm në takimet e këshillave, dhe kur të flitet për temat që kanë të bëjnë me Kosovën”. Ndërkaq, shefi delegacionit rus në AP të KE dhe kryetari i Këshillit të politikës së jashtme të Dumës ruse, Konstatin Kosaçev, ka deklaruar që “nëse AP e KE dëshiron të vendosë kontakte me njerëzit e Kosovës, përshëndes këtë trajtim, sepse mendoj që askush nuk duhet të jetë i izoluar”. Por, sipas tij, përfaqësuesit nga Kosova mund të ftohen vetëm në mbledhjet e këshillave, por jo edhe në sesionet parlamentare, ka komentuar Kosaçev për mediat serbe.

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes