Pesha vizitë në Bosnjë, takime për reformat rregullatore

1
1,098 views

Sarajevë, 28 korrik, NOA – Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Tregtare në ministrinë e Ekonomisë, Besjan Pesha, zhvilloi dje një takim me kryeministrin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, ku kanë biseduar rreth reformave të përbashkëta që të dy vendet po ndërmarrin në fushën e çështjeve tregtare, dhe sidomos në fushën e reformave rregullatore.

Takimi, i cili u mbulua gjerësisht edhe nga mediat vendase, u fokusua rreth mundësive të shkëmbimit të eksperiencave në fushën e reformave që po ndërmarrin të dy vendet dhe mbi hapat që Federata e Bosnjës ka ndërmarrë në fushën e reformës së inspektimit, sidomos në pjesën e dixhitalizimit të sistemit të inspektimit.

Drejtori i Përgjithshëm i METE-s, Besjan Pesha, ndodhet prej dy ditësh në Bosnje dhe Hercegovinë, në krye të një delegacioni ndërministror të Republikës së Shqipërisë, i cili po viziton një seri institucionesh, për t’u njohur nga afër me reformën që ky vend ka ndërmarrë në sektorin e inspektimit.

Gjatë qëndrimit në Bosnje delegacioni është takuar me kryeministrin e Federatës, me drejtorin e Institucionit Qendror të Inspektimit, me drejtoreshën e Agjencisë për Mbikqyrjen e Tregut dhe me drejtues të tjerë të lartë, të cilët i kanë shpjeguar nga afër se si është ndërmarrë reforma dhe cilat janë disa prej përfitimeve nga kjo reformë. Pjesë e vizitës ishte edhe prezantimi i reformës elektronike të inspektimit, e cila ka filluar të implementohet së fundmi në Bosnjë.

n.e/NOA

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here