Policia krah për krah me krimin

0
2,600 views

Tre policë janë larguar nga vendet e tyre të punës gjatë muajit shtator, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Më së tepërmi brengosë fakti se sipas MPB-së dy policë janë larguar nga vendet e tyre të punës për shkak të implikimit në tregti me lëndë narkotike, kurse njëri prej tyre për shkak se tre ditë me radhë nuk është paraqitur në vendin e tij të punës.

Këto tendenca tregojnë se në Maqedoni policia në vend që ta luftojë, gjithnjë e më tepër po bashkëpunon me strukturat kriminele.

Para një muaji, inspektori i lartë policor Vllado Milloshev, ishte në mesin e tre personave të vrarë në një aksident që ndodhi në një lagje të Shkupit, që u vlerësua si qërim hesapesh mes nëntokës maqedonase.

Në momentin e vrasjes ai ka qenë në një tavolinë me dy persona tjerë, të njohur si pjesëtarë të grupit mafioz të quajtur “Grupi i Frankfurtit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here