Presidenti Topi amniston 367 të dënuar

0
793 views

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi

Me një dekret krejtësisht të papritur dhe të pa lajmëruar si asnjëherë tjetër më parë, duke urdhëruar dalje nga qelitë si dhe ulje vitesh dënimi për plot 367 persona, Presidenti i Republikës Bamir Topi ka shpallur sot dekretin e tij të tretë për falje gjatë mandatit të tij si kryetar shteti.

Burime zyrtare pranë Presidencës, konfirmuan se Topi ka dekretuar falje dënimi për 367 vetë, duke theksuar se ato erdhën “me propozim të organeve të pushtetit lokal dhe të institucioneve të tjera”, pa përcaktuar nëse ato janë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë, ndërsa nuk konfirmoi nëse mes 367 të falurve, janë edhe shumë njerëz që i drejtohen direkt Presidentit me kërkesë për falje dënimi, raportojnë agjencitë.

Ajo që bie në sy në dekretin e sotëm është rritja tejet e lartë e numrit të të falurve, pasi në vetëm dy dekrete të mëparshme, Topi kishte shpallur ulje dënimi apo falje të kohës së mbetur të vuajtjes së dënimit vetëm për afro 60 persona.

Më datë 6 prill 2009, Topi kishte dekretuar falje vetëm për 23 persona, kryesisht gra. Kurse dekreti pararendës mban datën 7 mars 2008 kur kishte dekretuar falje vitesh dënimi edhe për 26 persona të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here