Home » Kuriozitete » Qeni me skateboard atraksion në Central Park

Qeni me skateboard atraksion në Central Park

Tillman, qeni kampion bote në vozitjen në skateboard, këto ditë po bën përgatitjet intensive për garën e cila do të mbahet në kuadër të festivalit “Bark in the Park”.

Qeni katërvjeçar i racës buldog anglez është atraksion i vërtetë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve të rastit derisa stërvitet në Central Park të New Yorkut për ta ruajtur formën e lartë në prag të garës.

Atë e ndjek pronari Ron Davis i cili përndryshe është nga Kalifornia Jugore, ndërsa në stërvitje i ndihmon edhe partneri i tij në sparing, po ashtu një bulldog. /Telegrafi/

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes