Home » Shëndetësi » Resveratroli mbron trurin

Resveratroli mbron trurin

Shkencëtarët nga universiteti John Hopkins pohojnë se kanë zbuluar mënyrën se si resveratroli, i cili gjendet në lëvoren dhe farat e rrushit të zi, mbron dëmtimet e trurit pas sulmeve në tru.Rrushi Zi

Metoda e hulumtimit është bazuar në ushqimin e minjve laboratorit me dozë të caktuar të resveratrolit brenda dy orëve nga nxitja e sulmit në tru te minjtë. Është vërejtur se minjtë të cilët kanë konsumuar resveratrol kanë pësuar dëmtime dukshëm më të pakta të trurit krahas minjve të cilët nuk kanë përdorë resveratrol.

Autorët e studimit thonë se resveratroli, i cili gjendet në verën e kuqe, rrit nivelin e enzimës hem-oksigenazë për të cilën është e njohur se mbron qelizat nervore në tru nga dëmtimi.

Por, sipas tyre, duhet të bëhen ende hulumtime shtesë për të pohuar efektin mbrojtës të kësaj substance dhe për të caktuar dozën maksimale që mbron trurin edhe te njeriu. /Telegrafi/

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes