Rihanna hoqi dorë nga dueti, pas rrahjes nga Brown

0
947 views

Rihanna
Rihanna

Rihanna kishte planifikuar të regjistrojë një duet me këngëtarin britanik, Elly Jackson, por ky projekt ‘ra në ujë’ pas rrahjes së Rihannas nga ish i dashuri i saj, Chris Brown.

Elly Jackson pohon se ai ka qenë shumë pranë duetit me Rihannan, por planet dështuan pas asaj që ndodhi. Jackson thotë se ai ka pasur oferta dhe nga artistë tjerë të mëdhenj, si Nelly Furtado.

“Unë kam pasur tri ose katër oferta bashkëpunimi në SHBA. Artistë vërtet të mëdhenj. Rihanna ishte tejet e interesuar për një periudhë kohore. Menaxheri im më tha: ‘Rihanna do të thërrasë’!, dhe kjo është fjala e fundit që kam dëgjuar për të. Ajo nuk thirri. Ishte koha kur ajo pati telashe me jetën e saj.

“T’u them të drejtën, a do të doja të punoja me Rihannan? Jo. Jam më shumë i interesuar të di se si do të dukej telefonata”, the Elly Jackson për revistën NME. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here