Home » Teknologji » Shitjet e iPad thyejnë rekordet e industrisë

Shitjet e iPad thyejnë rekordet e industrisë

Disa njerëz ende kanë dyshim në shanset e tabletit iPad për sukses, por shitjet aktuale sugjerojnë që pajisja e Apple mund të renditet e para në mesin e produkteve elektronike, brenda një viti.

Siç është cekur nga analisti i Bernstein Research, Colin McGranahan, konsumatorët kanë përvetësuar tabletin iPad më shpejt se çdo pajisje tjetër elektronike ndonjëherë, duke përfshirë edhe iPhone apo DVD player-ët e dikurshëm.

“iPad nuk dukej si një pajisje e cila do të kishte kaq shumë sukses” tha McGranahan në një deklaratë të kohëve të fundit për investitorët, duke pranuar edhe kritikat e shumta për mungesën e karakteristikave të rëndësishme, menjëherë pas lansimit të saj në treg.

“Nga çdo llogari, iPad është një sukses i madh në një proporcion të pashembullt.”

Shkalla e tanishme e shitjeve të iPad është afërsisht 4.5 milion njësi për një tremujor, thuuhet sipas kompanisë së hulumtimeve Bernstein.

Kjo shifër e tejkalon edhe suksesin e iPhone i cili në tremujorin e parë ishte shitur në më shumë se 1 milion njësi.

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes