Shqipëria e Kosova me rritje më të madhe të GDP-së në rajon

0
1,187 views

Kroacia është i vetmi vend në rajon që nuk ka shënuar rritje të GDP-së, njofton Reuters në një raport për rimëkëmbjen ekonomike të shteteve të ish-Jugosllavisë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor ngadalë po dalin nga recesioni dhe mund të fillojnë të zhvillohen më shpejt se shtetet e Evropës Perëndimore, nëse i zbatojnë reformat dhe heqin dorë nga bagazhi i tyre komunist, thuhet në raport të Reutersit. Analiza e hartuar nga disa ekspertë vë në dukje se Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia kanë shënuar rritje të GDP-së në çerekun e dytë të këtij viti. Edhe vendet e varfra, siç janë Shqipëria e Kosova, po përjetojnë rritje edhe më të madhe se vendet e tjera në rajon. Kroacia dhe Mali i Zi mund të vazhdojnë të shënojnë trende negative, ndërsa vendet e tjera mund të përmirësohen të paktën një për qind. Një zhvillim edhe më i madh pritet të ndodhë gjatë vitit 2011.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here