Home » Lajme, Maqedonia » Shqiptarët kundër politikës së Gruevskit

Shqiptarët kundër politikës së Gruevskit

Nikola Gruevski

Nikola Gruevski

Shumica e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni nuk mbështesin politikën e kryeministrit Nikola Gruevski- tregon hulumtimi i fundi i bërë nga e përditshmja maqedonase ‘Dnevnik’.

Për dallim nga shqiptarët, politikës së Gruevskit i besojnë 58 për qind e qytetarëve maqedonas. Ndërkaq, shumica nga qytetarët e anketuar (47%) janë shprehur pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nëse deri në nëntor nuk zgjidhet çështja e emrit, ndërsa 38 për qind kundër. Sipas këtij kërkimi, Maqedonia tani është më larg NATO-s dhe BE-së në krahasim me periudhën para ardhjes së Gruevskit në pushtet.

“Rreth 60 për qind për qind e shqiptarëve ‘aspak nuk e përkrahin’ politikën që e zbaton kryeministrin Nikola Gruevski dhe 5.6 për qind ‘kryesisht nuk e përkrahin’ këtë politikë”, tha Saso Kokalanov, kryeredaktor i gazetës ‘Dnevnik’.

54 për qind e të anketuarve mendojnë se gjatë qeverisjes katërvjeçare të Gruevskit jetohet më keq. “Është fakt se shumica e qytetarëve vlerësojnë se tani jetohet më keq se më herët, por si duket politika ‘patriotike’ e kryeministrit Gruevski për çështjen e emrit po mban ende të lartë rejtingun e tij dhe të VMRO-DPMNE-së”, tha Kokalanov.

Ndërkohë sa i përket mbështetjes së partive, sipas hulumtimit, megjithatë dy partnerët e koalicionit qeverisës, partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ajo maqedonase VMRO-DPMNE gëzojnë mbështetjen më të madhe te qytetarët.

Sipas kësaj ankete, BDI ka rejting prej 5.3 për qind, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) 1.9 për qind dhe Demokracia e Re me 1.4 për qind. Anketa tregon se në kampin politik maqedonas edhe më tej udhëheq VMRO-DPMNE me 22.3 për qind, gati dyfish më tepër se LSDM me 12. për qind. /Lajmpress/

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes