Home » Teknologji » Siguroni fëmijeët nga interneti!

Siguroni fëmijeët nga interneti!

Në ditët e sotme është diçka normale që edhe fëmijët të hyjnë në rrjetet e komunikimit social në internet si Facebook, Bebo dhe Myspace.

Por gjithashtu, rreziqet për fëmijët në internet janë diçka reale. Në Britani, një shoqatë që merret me sigurinë e fëmijëve në internet ka ndërmarrë një fushatë, në qendër të së cilës është instalimi i një butoni të posaçëm në faqet e internetit. Butoni do të quhet buton i panikut dhe do të funksionojë njëlloj si një sinjal alarmi në një shtëpi që grabitet.

Ministria e Brendshme Britanike po kërkon tani që ky buton të vendoset edhe në Facebook, që është rrjeti më i madh i komunikimit social në internet. Kjo është faqja e dytë më popullore në Internet pas Google. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara ajo ia kalon dhe faqes Google për nga numri i vizitorëve.

Facebook njoftoi javën e kaluar se po shikon mundësinë që ta instalojë këtë buton në disa faqe të sitit të saj britanik.

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes