Skandal, yjet e futbollit Ribery dhe Benzema akuzohen për seks me të mitur (VIDEO)

0
1,990 views

Francë, 21 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku – Karim Benzema dhe Franck Ribery, dy futbollistët e përfaqësueses franceze momentalisht janë ndaluar nga policia në Paris.

Lajmi është bërë i ditur nga radio RTL, e cila është bazuar në burime të cilat janë mjaft pranë këtij hetimi.

Të dy janë akuzuar se kanë pasur marrëdhënie me një minorene (aktualisht tetëmbëdhjetë vjeçe) me origjinë nga Maghreb, në Zahia D.

Megjithatë të dy lojtarët kanë mohuar gjithmonë faktin se ata ishin në dijeni për moshën e saj.
Të dy lojtarët, gjithmonë sipas RTL, erdhën në komisariat herët në mëngjes dhe nuk dhanë asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje.

Në qoftë se ata do të shpallen fajtorë për prostitucion ndaj fëmijëve minoren, atëherë do të përballen me një dënim maksimal prej tre vjet burg dhe një gjobë 45 mijë euro.

Pjesë e këtyre hetimeve, që po bëhen rrotull lokalit të natës “Zeman Club”, në Champs Elysees në Paris, tashmë janë, katër persona, përfshirë këtu edhe menaxherin e barit, një kameriere dhe një njeri, i cili akuzohet se ka punësuar të miturit.

r.b/NOA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here