Home » Shëndetësi » Studimi: Gratë e shëruara nga kanceri i gjirit, janë në rrezik të madh

Studimi: Gratë e shëruara nga kanceri i gjirit, janë në rrezik të madh

Duket se janë shëruar nga kanceri i gjirit, por një rrezik tjetër i madh i pret më pas: Depresioni!

Një fakt i tillë citohet në një studim të fundit të kryer në Romë me gratë e prekura nga kjo sëmundje tumorale, duke theksuar se depresioni fshihet në 6 ndër 10 gra të shëruara nga kanceri i gjirit.

I realizuar nga departamenti i onkologjisë në Universitetin e Modenas dhe Reggio Emilias, studimi tregon se te femrat e sëmura me kancerin e gjirit, ndikon negativisht mungesa e mbështetjes psikologjike.

Për më tepër, kanceri i gjirit shpesh ndikon edhe në anën seksuale.

Kjo pasi sipas hulumtimit të kryer, pas kalimit të fazës së sëmundjes, aspekti psikologjik i shumicës së tyre paraqitet i dobësuar.

Kjo pasi mbi 30 % e tyre ndjehen më pak femërore, rreth 20 % zbulon ndryshimet në gjendjen e tyre familjare dhe marrëdhëniet shoqërore, e kjo ka sjellë që 6 ndër 10 gra, të përjetojnë një periudhë të depresionit.

Pa harruar që 65 % e tyre, kanë frikë se mos sëmuren përsëri.
n.e/NOA

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes