Home » Lajme, Maqedonia » Takim Konjanovski – Gejts në Uashington

Takim Konjanovski – Gejts në Uashington

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski, i cili është për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në Uashington do të takohet me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Robert Gejts.

Pas takimit me Gejtsin, ministri Konjanovski do të ketë brifing në Zyrën për politikë mbrojtëse dhe Shtabin e bashkuara G5 në Pentagon. Pastaj do të mbajë falim në Këshillin Atlantik, pas çka do të pasojë sesioni strategjik i Këshillit.

Konjanovski duhet të takohet edhe me përfaqësues të Këshillit për siguri nacionale dhe të Byrosë për çështje ushtarako-politike, si dhe me disa senatorë dhe kongresmenë, në mesin e të cilëve edhe me Patrik Leahi dhe kandidatin e Republikanëve për president, Mekkejin.

Senatori Leahi dje parashtroi Rezolutë deri te Senati amerikan në të cilën shfaq falenderim deri te populli i Maqedonisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim, përkushtim dhe pjesëmarrje në avancimin e paqes, demokracisë, stabilitetit dhe mirëkuptimin reciprok ndërmjet qeverive dhe popujve të botës.

Të mërkurën delegacioni i Maqedonisë i kyresuar nga ministri Konjanovski, në të cilin është edhe shefi i Shtatmadhorisë, Mirosllav Stojanovski do të udhëtojë për në Otavë ku do të ketë takim me ministrin kanadez të Mbrojtjes, Piter Mekkejn.

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes