Home » Maqedonia » Vardari edhe më tej vërshon në rajonin e Tetovës

Vardari edhe më tej vërshon në rajonin e Tetovës

Niveli i Vardarit në Pollog nuk po bie edhe krahas asaj që prej dje në mesditë nuk ka reshje të shiut. Banorët e fshatrave të vërshuara tetovare, Raotincë, Kopancë dhe Tudencë, gjatë natës së kaluar janë përpjekur t’i ndalojnë ujërat e ardhura të hyjnë në shtëpi të tjera.

Në fshatin më të rrezikuar Raotincë, banorët kanë intervenuar me 30 pompa motorike me të cilat e kanë pompuar ujin nga objektet e vërshuara, ndërsa në vendet më kritike kanë bërë edhe diga nga rëra.

Kryetari i bashkësisë lokale, Kiro Masoski, druan se vërshimi do të zgjerohet drejt tani për tani objekteve të papërfshira dhe sipërfaqeve bujqësore. Ai thotë se në krahasim me ditën e djeshme, sot në mëngjes niveli i Vardarit ka qenë i ngritur për katër centimetra.

Pas dy ditëve pushim, dje herët në mëngjes Vardari sërish ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar më shumë se 130 objekte në Raotincë, Kopancë dhe Tudencë, ndërsa disa qindra hektarë fusha janë nën ujë. Për vetëm pesë ditë, ky është vërshimi i dytë në këtë pjesë të Pollogut. Së pari, të premten, Vardari vërshoi vetëm në Raotincë, për tre ditë më vonë ujërat e ardhura të lumit të vërshojnë tre fshatra.

Gjatë ditëve të kaluara, rajonet e goditura i vizituan kryeministri Nikolla Gruevski, minisrrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe i Bujqësisë, si dhe drejtorët e Qendrës për menaxhim me kroza dhe Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Banorët kërkuan që të realizohet projekti për rregullimin e shtratit të,lumit, i cili, siç pohojnë, është shpëtimi i vetëm për këtë pjesë të Pollogut.

Në rajon të Tetovës sot në mëngjes ishte mot me diell, ndërsa popullata lokale shpreson se niveli i lumit do të bijë dhe do të kthehet në shtratin e tij.

Leave a Reply

Reklama1

FEATURED VIDEOS

FLICKR PHOTO STREAM

'

© 2017 Shkupi.Mk. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes