“Shkune Tune” nuk është striptiz

6
4,425 views

Këngëtarja kosovare, Genta Ismajli, është deklaruar për refuzimin e RTK-së që ta transmetojë klipin e këngës “Shkune Tune”.

Genta është shprehur për Bluetooth se klipi i këngës “Shkune Tune” nuk ka të bëjë asgjë me striptiz dhe lëre më me zhveshje të jashtëzakonshme, pasi që për të kjo gjë është normale dhe në hap me trendet e industrisë muzikore botërore.

Genta pohon se në të ardhmen do të bëjë klipe edhe më të nxehta, pa pasur frikë nga presionet e ndryshme.

Klipi i këngës “Shkune Tune” ka zgjuar polemika të mëdha në qarqet mediale kosovare. Përderisa RTV 21 e transmeton pothuajse çdo ditë këngën e Gentës, nga ana tjetër, RTK ka preferuar që ta censurojë këtë klip.  /Telegrafi/