RESPONSIVE LEADERBOARD AD AREA
Teknologji

Fëmijët, shtatzënat, të sëmurët- larg 3D TV

3d TVShtatzënat, të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme serioze shëndetësore, mund të pësojnë efekte të padëshirueshme duke shikuar programet nëpërmjet televizorëve 3D, ka bërë të ditur prodhuesi korean Samsung.

Sipas të dhënave të ekspertëve pranë kësaj kompanie, te këto grupe mund të paraqiten sulme të epilepsisë, çrregullime të shikimit, marramendje, mundim, gulçe të muskujve dhe lukthit etj.

Sipas Telegraph, edhe personave të cilët vuajnë nga pagjumësia dhe atyre që pinë shumë alkool, iu rekomandohet që të shmangin përcjelljen e programeve përmes televizorëve 3D. /Telegrafi/

RESPONSIVE LEADERBOARD AD AREA


RESPONSIVE LEADERBOARD AD AREA
To Top