Ferati në Bruksel, ‘raporton’ për decentralizimin

0
620 views

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, është takuar në Bruksel me përfaqësuesin e lartë të Këshillit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Fernando Gentilini.

Gjatë këtij takimi, Ferati e njoftoi Gentilinin për zhvillimet politike në Kosovë, përkatësisht me progresin që ka shënuar Kosova në zbatimin e politikave institucionale me theks të veçantë për zbatimin e procesit të decentralizimit dhe themelimin e komunave të reja, pas zgjedhjeve të fundit lokale.

“Republika e Kosovës është e zotuar dhe përkushtuar që ti shfrytëzojë të gjitha kapacitetet e nevojshme drejt shtet-ndërtimit të suksesshëm të vendit dhe ofrimin e kushteve të barabarta për të gjithë qytetarët”, ka thënë ministri Ferati gjatë takimit me përfaqësuesin e lartë Këshillit të Bashkimit Evropian.

Gentilini nga ana e tij ka thënë se e mirëpret progresin e shënuar në Kosovë, ndërsa lidhur me bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit ka thënë se ato kanë të bëjnë me heqjen e barrierave mes dy vendeve dhe afrimin e dyja vendeve me Bashkimin Evropian.