Jennifer Lopez, ikona e dekadës për stil

0
704 views

Jennifer Lopez është emëruar ‘Ikona e Dekadës për Stil’ nga revista amerikane US Weekly, për të cilën ajo shprehet të jetë e nderuar dhe e ngazëllyer.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur për dukjen e saj të sofistikuar ishte nderuar në një ndejë të organizuar nga revista US Weekly, ku është nderuar sensi i pamjes së saj.

“Pjesa më e mirë e mbrëmjes ishte fitimi i këtij çmimi!”, citohet të ketë thënë Lopez pas ndarjes së çmimit.

Jennifer Lopez konsiderohet si njëra ndër femrat më me stil dhe më të bukura në botë. /Telegrafi/