Pohohet efekti pozitiv i çokollatës

0
822 views

Berlin, 19 prill 2010 (MIA) – Kohë më parë revista shkencore European Heart Journal ka publikuar rezultatet e një studimi që vërteton edhe një herë efektin pozitiv të çokollatës në organizmin e njeriut.
Shkencëtarët gjermanë kanë analizuar 19 mijë persona gjatë 8 muajve dhe kanë vërtetuar se ata të cilët kanë ngrënë më shumë çokollatë kanë pasur gjasa më të pakta për t’u prekur nga infarkti i miokardit dhe sulmet në tru, krahasuar me personat të cilët kanë konsumuar më pak çokollatë. Po ashtu personat që kanë ngrënë më shumë çokollatë kanë pasur edhe tension më të ulët të gjakut.

Rezultatet e këtij studimi vetëm forcojnë atë që është vërtetuar më herët, se çokollata rregullon tensionin e gjakut dhe përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe trombociteve. Për këto efekte pozitive më meritore janë flavonoidet, të cilat gjenden edhe në verën e kuqe dhe çaj.