Shijoni pak verë gjarpri!

0
2,318 views

Me krimbat në shishet e tekillës tashmë jemi mësuar, por gjarpinjtë helmues në shishet e alkoolit nuk janë një pamje e zakonshme. Pijet alkoolike të zbukuruara me gjarpinjtë helmues janë të popullarizuar në Lindjen e largët.

Vera e gjarprit është pije alkoolike tradicionale e Vietnamit. Në shishen e alkoolit ata fusin gjarprin helmues.

Gjarpinjtë helmues zakonisht nuk hahen por përdoren si “mëlmesë” për shijen e pijeve, sepse alkooli asgjëson helmin dhe shkatërron përbërësit e tij aktiv, ndërsa pijes ia jep një aromë të pazakontë.

Nëpër Azi mund të gjenden pije të ndryshme me gjarpinj, por ajo origjinalja prodhohet kryesisht në Vietnam, Laos dhe Tajlandë.