Sulm ndaj Google

0
1,216 views

Një sulm informatik ndaj Google ka pasur si rezultat dhunimin e sistemit të administrimit të fjalëkalimeve.

Rrjeti përdoret cdo ditë nga miliona persona në të gjithë botën për të përdorur shërbimet online të Mountain View.

Lajmin e ka bërë të ditur New York Times. Google e kishte bërë të ditur sulmin janarin e shkuar, duke shpjeguar se piratët kishin vjedhur informacione nga kompjuterat, pa treguar asnjëherë natyrën e vërtetë të tyre.